Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Preç Zogaj reagon për deklaratat e Bregut, Topallit e Selamit: “Kundërshtitë kanë vlerë kur bëhen në kohën e duhur ”
Analisti Preç Zogaj mendon se deklaratat e forta të Jozefina Topallit, Majlinda Bregut dhe Eduard Selamit, për vendimin e kreut të PD për mosregjistrimin e saj në zgjedhjet e 18 qershorit, janë pa vlerë në këtë kohë që po bëhen, pasi sipas tij, tani nuk ka më kohë dhe afati i regjistrimit të kandidateve ka përfunduar.
“Deklaratat e forta kanë gjithnjë kundërshti. Kjo është një gjë normale dhe pozitive. Kundërshtitë kanë vlere kur bëhen në kohën e duhur dhe konsumohen në kohën e duhur. Kundërshtitë e Majlindës dhe Eduard Selamit janë në kohën kur ka mbaruar afati ligjor i regjistrimit të kandidatëve. Edhe në kontekstin e debatit që mund të provokonin brenda PD për të marrë pjesë apo jo në zgjedhje nuk kanë vlerë.
Aktualisht jemi në atë fazen e lëmoshës 48 orëshe të Ramës që ka shkelur vetë kodin zgjedhor për regjistrimin e kandidatëve. Në një numërim që edhe një fëmijë i numëron që 50 ditë deri në zgjedhje fillon në date28, këta e kane shtyrë në 29 se për këta ligji ska asnjë vlerë. Jemi në fazën e “lëmoshës Rama”.
kjo protestë, ka pasur njerëz që kanë pasur mendime ndryshe me mendimet e Bashës, apo me linjën zyrtare të partisë, si është ai për vetingun, ka pasur zëra që kanë kërkuar vazhdimisht që të votohet e para vetingu, sikur ka pasur edhe zëra që Topalli ka thenë të shkojmë në zgjedhje. Këyto janë qëndrime të forta që duheshin konsumnuar brenda kohës. Kanë humbur rëndësinë konkrete dhe mundësinë për të shndërruar në një debat që mund të ketë rezultat”, tha Zogaj ne studion e “ABC news”.