Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
'Precedenti' i ndërkombëtarëve/ Opozita serbe kopjon shqiptaren: nuk marrim pjesë në zgjedhje
Kryetari i partisë opozitare serbe 'Liri dhe Drejtësi', Dragan Djilas (Gjilas), ka deklaruar se nuk pret që të plotësohen kërkesat e opozitës për pjesëmarrje në zgjedhje dhe për këtë, shtoi ai, është e rëndësishme që të thuhet që tani se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
"Nuk mund të marrësh pjesë në zgjedhje kur më shumë se 50 përqind e Serbisë nuk ka dëgjuar gjë tjetër për ty veçse akuzave se jemi hajdutë, ndërkohë që kriminelët rrinë ngjitur me kutitë e votimit-nuk ka zgjedhje të lira kështu", tha Gjilas sipas raportimeve të medias vendase.
Ai deklaroi se partitë që marrrin pjesë në zgjedhje të tilla në këto kushte nuk mund ta quajnë veten opozitë.
Ato parti opozitare që marrin pjesë në zgjedhje, sipas Gjilas, janë ose në qeveri ose u shërbejnë pikëpamjeve të ndryshme që ndihmojnë qeverinë.
Lideri serb ka shtuar se bojkoti i zgjedhjeve do të jetë i suksesshëm, ashtu siç ishte i tillë edhe bojkoti i parlamentit, raporton Politiko.al
Zgjedhjet e radhës në Serbi pritet të mbahen sipas kalendarit në prill 2020.