Flash News

KRYESORE

Prefekti i Ramës në versionin e ‘shihemi në gjyq’, ballafaqon banorët me kryetaren e bashkisë

‘Shihemi në gjyq’ është një nga rubrikat e emisionit ‘E diela shqiptare’, ku palët ballafaqohen live si i akuzuari ashtu edhe i dëmtuari. Një situatë të ngjashme ka organizuar edhe Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj.

Sipas njoftimit të Prefekturës, Aliaj ka organizuar një takim ballafaques mes kryetares së bashkisë së Libohovës dhe disa banorëve që kishin shprehur ankesa.

“Në kuadër të ankesave drejtuar Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër nga banorë të bashkisë Libohovë, Prefekti i qarkut z. Astrit Aliaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim ballafaques në bashkinë e Libohovës me Kryetaren e kësaj bashkie znj. Luiza Mandi dhe stafin, në prani edhe të qytetarëve, për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve të paraqitura.

Prefekti i qarkut z. Astrist Aliaj ka lënë rekomandimet përkatëse për bashkinë Libohovë, që konsistojnë në ngritjen e një grupi pune për verifikimin në vend të të gjitha problematikave të paraqitura nga qytetarët”, njofton prefektura e Gjirokastrës.

Të fundit