Flash News

KRYESORE

Prej ditësh në spital, Nexhmije Pagarusha tregon çfarë e bëri të ndihet mirë

Prej ditësh në spital, Nexhmije Pagarusha tregon çfarë e

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha është shtruar me urgjencë në spital, pas një incidenti që pësoi në shtëpi. Në media u përfol se këngëtares i kishte rënë në shpinë dollapi dhe pasi u nënshtrua ekzaminimeve mjekësore ajo tashmë është mirë.

Pagarusha në një postim në Facebook  falenderon të gjithë ndjekësit dhe njerëzit e dashur për mbështetjen gjithashtu tregon se tashmë është mirë me shëndet.

“Pershendetje te dashurit e mi,

Deshiroj t'iu falenderoj per te gjitha mesazhet qe me keni derguar duke me uruar sherim sa me te shpejte. Shfrytezoj rastin t'iu informoj se jam mire dhe e gjithe kjo mbeshtetje nga ju me ka bere te ndihem edhe me mire!

Jam shume me fat qe ju kam! 

E juaja,

Nexhmije Pagarusha”

Të fundit