Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Prej dy vitesh të lidhur, Fatma tregon se historia e saj me Alfion është si e “Tom & Jerry-t”
Moderatorja e In Tv, Fatma Methasani dhe chef-i Alfio Rrotani kanë bërë publike lidhjen e tyre. Megjithëse kanë qenë shumë diskret, Fatma ka treguar se lidhja e tyre ka nisur thuajse dy vite më parë dhe tashmë dyshja po bashkëjetojnë.
Në një intervistë për “ Panorama Plus”, Fatma tregoi se si ka nisur historia e tyre e dashurisë dhe se si Alfio i ka rrëmbyer zemrën.
“Jo me receta se unë nuk jam shumë llupëse. Ka tentuar me ushqime, me lule, me ëmbëlsira, me mesazhe dehëse, me dashuri, por në fund mendoj ia ka dalë me këmbënguljen e tij. Një Zot e di, si nuk u dorëzua!”
Sa i përket mbajtjes së lidhjes të fshehtë nga mediat dhe faktit që punonin në të njëjtin televizion moderatorja ka treguar duke thënë se:
“Nuk mendoj që njerëzit përdorin strategji në çështje personale. Nuk ka qenë e qëllimshme as ta mbaja të fshehtë dhe as ta bëja publike. Thjesht ndodhën. Ishte çdo ditë mision më vete. Unë jam pak ‘workahoolic’ si natyrë dhe në punë nuk e humbas fokusin. Më tepër se e vështirë, ka qenë interesante.”
Por si e përkufizon Fatma lidhjen me Alfion?
Tommy dhe Jerry”, por me fund të lumtur.