Flash News

KRYESORE

Prej shumë orësh në tokë neutrale, kthehen në atdhe dhjetra shqiptarë

Prej shumë orësh në tokë neutrale, kthehen në atdhe

Rreth 30 shqiparë janë kthyer në atdhe, pas 16 orësh qëndrimi në tokën neutral mes Malit të Zi dhe Greqisë.

Pas 16 orësh qëndrimi janë lejuar të hyjnë në atdhe dhjetra shqiptarë të cilët kishin mbetur në në tokë neutral mes Malit të Zi dhe Greqisë. Atyre u është sugjeruar të ktheheshin nga kishin ardhur pa i lejuar të hynin në atdhe.

Ora News raporton se janë lejuar të kalojnë 30 persona ndërsa 10 të tjerë janë kthyer mbrapsht. Mësohet se as mëngjesin e sotëm as mbrëmjen e djeshme nuk ka pasur emigrantë në tokë neutrale.

Shtetasit nuk ishin pajisur me autorizimin përkatës të konsullatës greke.

Ndërkohë kufiri është tërësisht i bllokuar dhe asnjë kalim i këmbësorëve nuk lejohet nëse nuk kanë leje përkatëse. Në Kakavijë do të lejohet vetëm kalimi i kamionëve me mallra ushqimore dhe farmaceutike.

Të fundit