Flash News

KRYESORE

Prej tre vitesh të martuar, Adele ndahet nga bankieri Simon Konecki

Prej tre vitesh të martuar, Adele ndahet nga bankieri Simon Konecki

Këngëtarja me famë botërore Adele është divorcuar nga burri i saj Simon Konecki. Këtë e kanë konfirmuar përfaqësuesit e këngëtarës.

Në një deklaratë të premten, ata u shprehën se çifti ishte i angazhuar për të rritur djalin e tyre së bashku me dashuri. Adele lindi djalin e saj, Angelo, në vitin 2012.

Ajo u martua me Konecki-n, një bankier i suksesshëm, në vitin 2016 pas pesë vjet takimesh. Përfaqësuesit shtuan se palët po kërkonin privatësi dhe nuk do të kishte ndonjë koment prej tyre lidhur me ndarjen.

Ata u martuan në fshehtësi dhe Adele fillimisht e pranoi martesën publikisht gjatë një fjalimi në ndarjen e çmimeve ‘Grammy’ në vitin 2017, ku ajo falënderoi ‘burrin’ e saj.

Të fundit