Flash News

KRYESORE

Prej vitesh nuk flisnin bashkë, Jul Deda tregon për pajtimin me Gentin

Prej vitesh nuk flisnin bashkë, Jul Deda tregon për pajtimin me Gentin
I ftuar në "Rreze Dielli" në Report Tv, aktori Julian Deda ka treguar për pajtimin me Gentian Zenelajn dhe ribashkimin e "SHBLSH" që ndodhi në punatën speciale të Klanifornias për Vitin e Ri. Juli, vitet që nuk ka folur me Gentin i konsideron vite të humbura dhe po ashtu ka treguar se takimi i tyre ka qenë i thjeshtë dhe provat po aq spontane dhe organike sikur të mos ishin ndarë asnjëherë. Julian Deda kujton edhe momentin kur piu kafen e parë Gentin:

“U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, në mënyrë organike, kur marrim materialin e ndjejmë cili rol është për kë. E dimë sa do të flasë tjetri, mjafton një shikim me sy. Ribashkimi qe krejt i thjeshtë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Me Gentin ishte e njëjta gjë, edhe pas disa vitesh që nuk  flisnim. Pas dy ditësh ikëm edhe në Ersekë. Kur pimë kafen e parë, kuptuam që nuk kishte asgjë për tu sqaruar, as nuk kemi pse merremi. Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi patur bashkëpunim, dhe nuk ia vlen të humbim më asnjë minutë nga sot e mbrapa.”

Por mesa duket, ribashkimi i tyre nu ka qenë vetëm sa për një skeç në "Klanifornia", ndoshta shumë shpejt mund t`i shohim edhe në një shoë humori: “Do kemi bashkëpunime shumë shpejt. Duhet të shfrytëzojmë dëshirën e publikut për të na parë sërish bashkë. Mund të jetë Klanifornia, një projekt jashtë, një film. Kam patur disa bisedime për të nisur një emision në Kosovë, por ai që më ftoi për të realizuar projektin nuk është gati.”

Të fundit