Flash News

KRYESORE

Prej YouTube, rritet numri i personave që besojnë se Toka është e sheshtë

Prej YouTube, rritet numri i personave që besojnë se Toka

Profesoresha në Universitetin Teknologjik të Teksasit, Asheley Landrum ka thënë se kohët e fundit, kishte vërejtur rritjen e popullaritetit të teorisë se Toka është e sheshtë.

Kërkimet në Google për “tokën e sheshtë” janë rritur masivisht të paktën pesë vitet e fundit, ndërsa po mbahen konventa në mbarë botën rreth kësaj teme.

Landrum intervistoi 30 njerëz, të cilët kanë marrë pjesë në të paktën një konventë të tokës së sheshtë dhe ajo konkludoi se shumica e njerëzve besonin se toka ishte e sheshtë thjesht duke parë video në YouTube. Kërkimin e saj ajo e prezantoi në një aktivitet të Shoqatës Amerikane për Avancimet Shkencore.

Landrum nuk fajësoi vetëm YouTube për rritjen e numrit të atyre që besojnë tek toka e sheshtë, ajo thotë se Google duhet të bëjë më shumë për të ndaluar përhapjen e ideve të gabuara shkencërisht.

 

Të fundit