Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Komunistët e fituan Luftën Civile në Shqipëri, të cilën e patën pagëzuar 'Nacionalçlirimtare' dhe 'antifashiste'. Kjo fitore do të kishte qenë edhe e shqiptarëve të tjerë, komunistë ose jo, nëse brenda dy dekadave Enver Hoxha me të tijtë, nuk do të 'nacionalizonin' çdo gjë, deri te bagëtitë; nuk do bënin një reformë (të padrejtë) agrare në fillim dhe shtetëzim më pas; nuk do të përndiqnin kundërshtarët politikë dhe ata që mendonin ndryshe; nuk do të ndalonin lirinë e fjalës dhe të besimit (duke shkuar aq larg sa të shembnin kisha e xhamia dhe ta shpallnin Shqipërinë 'vendin e parë ateist në botë').
Ajo luftë që nisi në vitin 1940 si përplasje sporadike ideologjie, pushteti, ndeshje me armë, apo si sfurk jugosllav në sforcon komuniste, për dy dekada u kthye në spastrim njerëzish, idesh dhe traditash shqiptare.
(Me sa duket, nuk është e vështirë të fitosh një luftë, menaxhimi i paqes pas saj ta qit shpirtin.)
E majta shqiptare, me anë të forcës brutale dhe propagandës së vazhdueshme, e ndihmuar nga censura, librat shkollorë, filmat, letërsia artistike, gazetat dhe format e tjera të shtypit, arriti që për 45 vite të hapte në mendjet e popullit hullinë prej ku rrjedh llava e nxehtë e perceptimit dhe asaj që kthehet në kujtesë.
Rënia e komunizmit dhe 'rikthimi i reaksionit' vetëm sa e futi në frigorifer llavën dhe e ndali rrjedhën e saj, por nuk e zhbëri dot. Ajo që është ngulitur për gjysmë shekulli kërkon dyfishin për t'u çrrënjosur.
Fatkeqësisht, kjo është lufta e dytë që fituan komunistët.
E cila, shprehet askund më mirë se sa në lehtësinë e rrafshtë me të cilën qeveritarët e majtë të Shqipërisë, në nivel qendror dhe vendor; edhe pse shumica djem të rinj, apo relativisht të tillë, janë të afeksionuar me totemet apo simbolikat komuniste. Erion Veliaj, një 36 vjeçar, i dalë kërthi nga komunizmi, prej tre vitesh ka marrë përsipër, me gëzim të madh, kujdestarinë e Peza n'Fest. Trashëgim ia pat lënë Edi Rama, paraardhësi i tij i majtë në Bashki. Nëse e pyet z. Rama për gjenezën e idesë, do ta lidhë, padyshim, me kreativitetin, me hipsterizmin e një konference të komunistëve, me pikëtakimin e idealistëve të asaj kohe me slavojzizekianët e kësaj.
Kjo është vetëm syprina e argjendtë e asaj llavës së errët që ka bërë brazdë në mendjen e Edit dhe Erionit të dikurshëm. Atyre që sot janë z. Rama dhe z.Veliaj. Ata nuk duan vetëm të jenë cool. Asesi. Ata janë duke riinterpretuar kujtesën e tyre. Ata janë duke ripërsëritur dhe rijetuar mjedisin e vjetër familjar dhe kolektiv. Të qenët robër të këtyre prangave, ata duken thuajse të pafaj. Megjithatë, edhe nëse Frojdi vetë do i nxirrte nga ky trans i kujtesës, ata prapë do të bënin të njëjtën zgjedhje. Kujtesa mjedisore kalcifikohet si vendim apo interes politik.
Nën këtë simbiozë, e ka riprodhuar veten në demokraci komunizmi. Në formën e Shtëpisë së gjetheve, BunkArt dhe BunkArt 2, Peza n'Fest, rivitalizimit të lapidarëve, portreteve të Enver Hoxhës (të cilat parakalojnë sërish çdo 5 maj), nderimeve me grusht, edhe nga eksponentë të lartë politikë, e me radhë.
Antikomunizmi nuk përsëritet dot. Ai madje nuk është legjitimuar ende. Bartësit e tij të drejtpërdrejtë, pasardhësit e tyre, apo ata që e mbrojnë për arsye humaniste apo kulturore, nuk kanë mundur të ngulisin asnjë totem apo simbolikë të tij. Konferencat, emisionet apo botimet, kanë qenë të gjitha një paradë mbi vuajtjen dhe mjerimin. Në Shqipëri askush nuk i do. Nuk ka lavdi në atë rrëgjim. Asnjë përfitim në atë 'poshtërim'.
Vai victis, si i thonë latinët.
Edhe Prekë Cali, gjëja më e lehtë për t'u kthyer në simbol të antikomunizmit, nuk ia del. Kjo është ndoshta beteja e vetme që ka humbur, në një laryshi përplasjesh epike, malësori krenar. Shiheni portretin e tij. Një burrë i gjatë, i drejtë si lis, i hollë, me teshat një kombinim piktoresk i tirqeve malësore me xhaketën e ushtarakut, brezi i fishekëve, revolja në shokë, shikimi vilhelmtelian.
Gjithçka te ai thërret: jam gati për t'u futur në epos; në këngë dhe në histori. Merrmëni dhe prej kësaj hijeshie malësore dhe atyre qindare betejave që mi njeh pushka, nxirrni një simbol!
Nuk ja japin këtë shpërblim. I heqin madje edhe një trashëgimi familjare: shtëpinë e fisit dhe traditës së vet. Ia shembin, të kapur në leqet e një keqkuptimi apo diabolizmi, nuk ka rëndësi. Historia, me siguri, qesh me ironitë e saj. Historia i nxjerr Prek Calit përballë 'panteonin e yjeve të pashuara komuniste': Enverin, Nexhmijen, Mehmetin, e të tjerë.
Ky ballafaqim na çon te përplasja e tretë. Lufta për Kujtesën.
Ndërkohë që Peza n'Fest ka hyrë në edicionin e n-të (si dikur festivalet e pashtershme të fundvitit), Prek Calit i prishet kulla. Ndërkohë që BunkArti me 'brutalitetin' e Sigurimit dhe 'vetëmohimin' e kufitarëve pompohet si atraksion turistik, të përndjekurit (pikërisht nga ata sigurimsa dhe kufitarë që shohin 'mjetet' e veta të lustruara e të shitura si 'histori shteti' te Bunk Art2), as kanë marrë kompensimin e kohës së burgut, dhe as kanë një muze të persekutimit.
A do ta fitojnë komunistët edhe Luftën (jo)Civile të Kujtesës? Prekë Cali nuk është dëshmitari i parë dhe as i fundit, i dështimit, as të parit dhe as të fundit, të antikomunistëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38