Flash News

KRYESORE

Preket edhe Shqipëria, 10 këshillat si të mbrohemi nga Covid-19

Preket edhe Shqipëria, 10 këshillat si të mbrohemi nga Covid-19

Tashmë, edhe Shqipëria është bërë pjesë e hartës së madhe të vendeve të prekura me coronavirus.

Babë e bir u konfirmuan pozitivë mbrëmë vonë nga Ministria e Shëndetësisë, pasi u kthyen nga Firence e Italisë.

Megjithatë, duke mos i lënë vend panikur, Ministria e Shëndetësisë, jep 10 këshilla për qytetarët se si të mbrohemi nga coronavirusi që po përhapet në masë nëpër botë.

Këshillat si më poshtë:

1.Lani shpesh duart.

2. Mos prekni me duar sytë, gojën dhe hundën.

3. Mbuloni gojën dhe hundën kur teshtini.

4. Shmangni kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet respiratore akute.

5. Mos merrni antibiotikë, përveç rasteve kur përshkruhet nga mjeku.

6. Pastroni sipërfaqet me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.

7. Përdorni maskë vetëm nëse dyshoni se jeni sëmurë ose ndihmini njerëz të sëmurë.

8. Produktet “Made in China” ose pakot që vijnë nga Kina nuk janë të rrezikshme.

9.  Kafshët shtëpiake nuk e përhapin coronavirusin e ri.

10. Kontaktoni numrin e urgjencës kombëtare 127 në rast se keni më pak se 14 ditë që jeni kthyer nga një nga vendet e prekura dhe keni shenja sëmundje.

Të fundit