Flash News

KRYESORE

Preku rrjetin me deklaratat për të birin, ndahet nga jeta gazetarja e BBC e diagnostikuar me kancer

Preku rrjetin me deklaratat për të birin, ndahet nga jeta gazetarja e

Ndahet nga jeta prezantuesja e njohur e BBC Rachael Bland, pasi humbi ‘luftën’ me sëmundjen e pashërueshme.

40-vjeçarja, ishte nënë e një djali të vogël dhe prej dy vitesh ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë. Lajmi u konfirmua nga familja e saj, e cila tha se në orët e para të mëngjesit të sotëm u nda nga jeta në shtëpi.

Një ditë më parë, në profilin e saj në Instagram, gazetarja ka ndarë me ndjekësit e saj se i kanë ngelur vetëm disa ditë jetë, që në fakt rezultoi shumë më pak.

“Ashtu siç ka thënë edhe legjendari Frank Sinatra ‘kam frikë se erdhi momenti miqtë e mi’. Sapo m’u tha që më kanë mbetur edhe pak ditë jetë. Është kaq e pabesueshme. Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe. Nuk mund t’ju kthej të gjithëve përgjigje, por do të mundohem të lexoj çdo mesazh tuajin, #mirupafshim”,- ka shkruar Rachael.

Që në fillim kur Rachael e ndau lajmin me të gjithë, është shprehur se mendimi i vetëm që i kalonte ishte se nuk do mund të shihte djalin e vogël të rritej.

Në momentin më të vështirë të jetës së saj, gazetarja e njohur e CNN mori vendimin për të shkruar një libër, për të birin. Një libër me kujtime, mendime, apo fjalë kushtuar atij, që kur të rritej Freddie, përmes faqeve të librit të gjente aty nënën e tij.

Bland ishte një zë i njohur në Radio 5 Live si spikere dhe prezantuese dhe fituese e çmimit si bashkëprezantuese e një emisioni mbi kancerin.

Të fundit