Flash News

KRYESORE

Premier League: 6 gola për një pikë, United e bën dramë

Premier League: 6 gola për një pikë, United e bën dramë

Manchester United sot vuajti shumë në fushën e Sheffield United, ku nuk mori më shumë se një pikë. "Djajtë e kuq" shënuan tre gola në transfertë, por ishin të pamjaftueshëm për të fituar ndeshjen.

Djemtë e trajnerit Solskjaer e panë veten në disavantazh me dy gola, pas golave të Flek dhe Mousset. Reagimi i miqve nuk vonoi, sepse pas vetëm 7 minutash erdhi goli i parë dhe më pas edhe dy të tjerë.

Për United shënuan Williams, Greenwood dhe Rashford. Kur u mendua se me kaq u arrit fitorja, Sheffield befasoi me shtatlartin skocez McBurnie, i cili shënoi golin e barazimit 3-3 në sekondat e fundit.

Të fundit