Flash News

KRYESORE

Premier League bëhet edhe më big, kontrata e fundit është fantastike

Premier League bëhet edhe më big, kontrata e fundit është

Premier League është kampionati më popullor në botë. Edhe në mos qoftë më produktivi në kompeticionet europiane, shumica e futbolldashësve e rendisin më të mirin për rivalitetin dhe bujën që ka.

Tani Premier League do të bëhet edhe më fitimprurëse, sepse kontrata e fundit e firmosur me Nordic Entertainment Group, gjigantin e mediave suedeze, ka shifra marramendëse.

Bëhet fjalë për një kontratë për 6 vite, me fitime 380 milionë euro në vit për të drejtat televizive. Pra, gjithsej shuma është 2 miliardë euro.

“Ne kemi një marrëdhënie historike me tifozët nga rajoni nordik dhe jemi të kënaqur që Nordic Entertainment Group ka investuar në të drejtën e transmetimit të kampionatit anglez“, tha CEO i Premier League, Richard Masters.

Të fundit