Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Premier League: City vuan për një gol, Ancelottit i ikën fitorja nga duart
Manchester City sot fitoi 1-0 kundër Sheffield-it me gol të argjentinasit Sergio Aguero. Sulmuesi e nisi ndeshjen nga stoli, por kur luan me një lojtar të shkëlqyer si Kevin De Bruyne e gjen golin shpejt. Belgu i dha një kros fantastik dhe kaq mjaftoi për të marrë 3-pikëshin.
Evertoni në ndeshjen me Newcastle bëri një rrëmujë të paparë duke barazuar 2-2. Moise Kean shënoi golin e parë në Premier League për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Më pas, Calvert-Lewin shënoi edhe golin e dytë për Evertonin dhe u duk se po fitonin.
Gjithçka u kthye përmbys në dy minutat e fundit, kur Lejuene "u kujtua" të luajë dhe shënoi dy gola.