Flash News

KRYESORE

Premier League: Man. United ngec, Tottenham feston në fund

Premier League: Man. United ngec, Tottenham feston në fund

Ndeshjet e orës 15:00 në Premier League ishin një spektakël i vërtetë. Shijuam 5 gola në dy ndeshjet që po prisnim me padurim, United-Everton dhe Wolves-Tottenham.

"Djajtë e kuq" pritën Evertonin në “Old Trafford”, aty nuk arritën më shumë se një barazim 1-1.  Miqtë shënuan të parë me anë të një autogoli nga Lindelof dhe dukej se United do ta humbiste këtë sfidë, por Solskjaer pati fat me talentin Mason Greenwood. Djaloshi shënoi golin e barazimit vetëm 10 minuta pas aktivizimit të tij si zëvendësues dhe i dha 1 pikë skuadrës së tij.

Në ndeshjen tjetër, Tottenham fitoi 2-1 ndaj Wolves. Lucas Moura shënoi golin e parë në të 9' dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ngaqë vendësit nuk ditën të përgjigjeshin shpejt. Traore shënoi një gol fantastik në të 68' dhe Mourinho dukej qartë se nuk duronte dot asnjë minutë në barazim. Ai u përpoq të motivonte skuadrën dhe ia doli, sepse në sekondat e fundit Vertoghen shënoi golin e triumfit.

Të fundit