Flash News

KRYESORE

Premier League "shtyp" bigët, ndalen City dhe Arsenali

Premier League "shtyp" bigët, ndalen City dhe Arsenali

Kur mendojmë se City po bëhet i qëndrueshëm në kampionat, vjen barazimi i radhës.

Skuadra e Pep Guardiolës u ndal me barazim 2-2 nga Crystal Palace në “Etihad Stadium”, madje duke rrezikuar humbjen. Kampionët e Premier League shënuan golin e barazimit në minutat e fundit me sulmuesin Aguero.

E njëjta panoramë u duk tek Arsenali. Skuadra e ish-ndihmësit të Pepit, Arteta, barazoi 1-1 në ndeshjen me Sheffield United. “Topçinjtë” shënuan në pjesën e parë me talentin Martinelli, por nuk e mbajtën dot ritmin. Fleck barazoi për Sheffield në fundin e takimit dhe mori 1 pikë për ekipin e tij.

Të fundit