Flash News

KRYESORE

Premtimet vjeshtake të Ramës, kryeministri vijon me reklamat 3D të rrugëve

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke njoftuar projektin për unazën e madhe të Tiranës. Edhe kjo rrugë, thuajse si të gjitha projektet e tjera të rrugëve të prezantuara nga Rama, është në formatin 3D.

Kreu i qeverisë njofton gjithashtu se punimet për realizimin e këtij projekti do të nisin në vjeshtë.

Por duket se nisja e punëve në vjeshtë, është kthyer në refren nga ana e kryeministrit. Po në vjeshtë Rama ka njoftuar edhe nisjen e punimeve për By-pass-in e Fierit, atë të Vlorës, rrugën Delvinë-Kardhiq dhe së fundmi edhe unazën e madhe të Tiranës.

Tek të gjitha këto vepra punimet kanë nisur para disa vitesh, por 5 vite në pushtet duket se kanë qenë të pamjaftueshme për kryeministrin që të përfundojë ndonjë prej tyre.

Pa përmendur këtu, rrugën Tiranë-Elbasan i cili vijon të jetë një plagë e hapur apo dështimin e projektit për ndërtimin e By-pass-it të Tepelenës, i cili u reklamua me të madhe nga Rama por rezultoi se projekti kishte gabuar në studimin gjeologjik dhe tashmë do të duhet të ri shihet dhe të shtohen fondet.

Postimi i sotëm i Ramës

 

 

Të fundit