Flash News

KRYESORE

Premtimi i Bashës: BE nuk miraton propozimin e Holandes për vizat me mazhorancën e re

Premtimi i Bashës: BE nuk miraton propozimin e Holandes për vizat me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka premtuar se vizat nuk do të hiqen pasi do të krijohet një mazhorancë e re që do të luftojë krimin, pa dhënë më shumë detaje. “Me gjasë deri atëherë do të kemi një maxhorancë të re shqiptare që me gjasë do të jetë e njëjta maxhorancë dhe e njëjta parti që hoqi vizat”.

Në studion e emisionit ‘Tempora’, Basha sqaroi se Shqipëria është kthyer në një bazë operacionesh të rrjeteve kriminale që veprojnë nga Amerika e Jugut në Amerikë të Veriut, nga lindja e mesme në Shqipëri.

“Shumëkush, në veçanti avokatët e pakët, gjithmonë e më të pakët të kësaj qeveri thonë: po krim ka pasur gjithmonë, drogë ka pasur gjithmonë. Po ja pra, sot jemi në 2019-ën, nëntë vjet përpara në 2010-ën kishte një qeveri  që I hoqi vizat për shqiptarët. Dhe po të shohësh raportet e BE dhe të DASH, për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës do të shohësh se Shqipëria jo vetëm që nuk nxihet, por lavdërohet për luftën kundër krimit. Ishin përpjekjet kundër në luftën kundër krimit të organizuar që hoqën viza

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-16-at-22.33.28.mp4"][/video]

t për shqiptarët.

Natyrisht edhe 150 detyra të tjera: pasaportat biometrike, integrimi I kontrollit të kufijve etj. Morën fund trafiqet e paligjëshme, humbja e jetëve në det me skafe. Të gjitha këto morën fund sepse u luftua krimi. Ja pra ku është lidhja, se thonë se pse flsini vetëm për krimin. Ja pra çfarë solli krimi! Ky është hapi I parë për ti rikthyer vizat shqiptarëve. Është hera e parë në botë, është e paprecedentë që një vend që ka votuar të ja heqë vizat, tani voton të jua rikthejë vizat. Nuk ka ndodhur në botë diçka e tillë. Ky është tregues I qartë I shembjes totale dhe kapjes totale të shtetit.

E treta! Çfarë prisni ju, që një shtet që parlamenti I tij kërkon kthimin e vizave do të votojë për hapjen e negociatave?! Absolutisht jo. As Holanda, as Gjermania, as shtetet e tjera. Njësoj sa ç’ kanë votuar këto vite të sundimit të Edi Ramës, aq do të votojnë për hapjen e negociatave”, nënvizoi Basha.

Të fundit