Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Premtuan dasmën në nëntor, Daniel dhe Fotini tërhiqen: Nuk mundemi! Kjo është arsyeja
Çifti fitues i “Big Brother”, Daniel dhe Fotini premtuan dasmë këtë nëntor, mirëpo siç duket planet nuk i’u kanë shkuar siç duhet.
Në një njoftim në rrjetet sociale, çifti shkruan se nuk e realizojnë dot dasmën e tyre me miq e familjarë, pasi nuk kanë marrë akoma çmimin e madh, të cilin e fituan në “Big Brother”.
“Nisur nga postimet ne rrjetet socjale duam tju bejm me dije..Per kenaqesine tone, per kenaqesine e familjareve tane qe nuk munden te ishin pjese si dhe me kenaqesine e pjesemarrjes tuaj, ne vendosem te organizonim dasmen tone te madhe ne muajin nentor.
Pavaresisht impenjimit tone gjate ketyre tre muajve per planifikimin dhe organizimin e nje eventi sic e kemi enderruar, ndjejme detyrimin t'ju njoftojme sot se e kemi te pamundur.
Sikunder qe ne akoma nuk kemi perfituar vleren e cmimit te madh te Big Brother dhe shpenzimet per nje organizim te tille I tejkalojne mundesite tona aktuale, me shume keqardhje, dasmen nuk mund ta zhvillojme ne daten qe kishim percaktuar.
Megjithate kjo nuk na pengon ta enderrojme serisht. Ne jemi ketu, dashuria eshte mes nesh, e kjo mjafton per te rritur familjen tone te re.
Mbase lajme te mira do te vijne me ardhjen e luleve te pranveres....
Ju duam shume miq!”, shkruan çifti në faqen e tyre të përbashkët në Instagram.