Flash News

KRYESORE

Prençi: Shqipëria mund të përballet me një tërmet shkatërrues si ai i ‘67

Prençi: Shqipëria mund të përballet me një

Si të mos mjaftonte situatave e rëndë e krijuar nga vatrat e zjarrit në vend, kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka paralajmëruar edhe një tjetër situatë problematike me të cilën mund të përballet vendi ynë .

Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se vendi mund të përballet me lekundje sizmike si ato të vitit 1967. Ai tha se tashmë jemi 50 vite pas tërmetit të ’67 dhe rrezikshmëria për tu përsëritur një tërmet i përmasave të tilla është e lartë.

“Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër , Korcë etj. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme , kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca” u shpreh Prençi.

Tërmeti i 1967

Tërmeti i vitit 1967 ishte me fuqi 6.6 ballë dhe preku kryesisht zonën e Librazhdit dhe të Dibrës. Nga tërmeti u shkatërruan 177 fshatra, humbën jetën 12 persona dhe 174 të tjerë u plagosën. Toka u ça në një gjatësi mbi 10 km, ndërsa pati zhvendosje vertikale të dheut deri në 50 cm.

Të fundit