Flash News

KRYESORE

Prepaskenat e Samitit të Berlinit, ekspertja: Sinjal edhe për Uashingtonin dhe Brukselin

Prepaskenat e Samitit të Berlinit, ekspertja: Sinjal edhe për

Për ekspertin gjermane për Ballkanin, Johanna Deimel, Samiti informal i Berlinit synon tu tërheqë vëmendjen lidëve të këtyre shteteve se ndryshimi i kufijve nuk është opsion.

Sipas saj, një tezë e tillë është do të nxiste probleme për të gjithë rajonin. “Gjermania bën pjesë tek ato vende të BE-së që janë shprehur qartë dhe kundër propozimit të Vuçiqit dhe Thaçit për ndryshime kufijsh. Zhvendosjet që lidhen me këtë përbëjnë një rrezik të madh sigurie politike jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit. Me sa duket kritika e qartë dhe shqetësimi, që erdhi nga Berlini dhe personalitete të njohur ndërkombëtarë e ekspertë të Ballkanit ka dhënë efektin e vet”, deklaron ajo për Deutsche Welle.

Johanna Deimel shkon më tej duke thënë se takimi është një sinjal edhe për Uashtingtonin zyrtarë që është shfaqur pro idesë, por edhe për Brukselin që hera-herës ka e ka neglizhuar këtë çështje.

“Sipas mendimit tim ideja ende ekziston, por ka humbur dinamikën në javët e fundit. Po, si në SHBA ashtu edhe BE ka forca që dalin qartë dhe fuqishëm në krah të Vuçiqit dhe Thaçit. Por kundër kësaj ka rezistencë, jo vetëm në Berlin, por edhe në vende të tjera të BE. Në Kosovë është krijuar një ekip negociator, që ka një platformë të mbështetur nga parlamenti si bazë negociimi. Se çfarë përfytyrimesh kanë Thaçi dhe Vuçiq nuk e dimë, sepse nuk ka asgjë të hapur mbi tryezë”, sqaron ajo, duke shtuar se e bindur se nuk do të ketë ndryshim kufijsh.

Dr. Johanna Deimel është sot analiste e pavarur politike pas një përvoje të gjatë bashkëpunimi me vendet e Ballkanit si zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore.

Të fundit