Flash News

KRYESORE

Presidenca i përgjigjet Shahinit: Ndiq procedurën ligjore, përtej retorikave boshe

Presidenca i përgjigjet Shahinit: Ndiq procedurën ligjore, përtej

Presidenca i është përgjigjur "zhgënjimit" të Ministres Besa Shahini për mos-shkarkimin e rektorit Mynyr Koni.

“Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti”, shkruhet ndër të tjera në reagim duke i kërkuar Shahinit që të lërë retorikat boshe.

Reagimi i plotë:

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni ka folur me argumenta ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër.

Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe.

Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre”

Të fundit