
Flash News
Sondazhi në ORA/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën
Pas ‘Tires’/ Skandal edhe në Infektiv, pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli e bankomati
Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Rrezikon burgim të përjetshëm
Kritikat ndaj BE, Varhelyi: Mekanizëm për furnizimin me vaksina më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor
Shpreh mbështetjen e SHBA-së që reforma në drejtësi të japë rezultatet e pritura, ambasadorja Yuri Kim takon Vitore Tushën
Presidenca nuk komenton Palmer-in, vlerëson Engel-in: Mik i joni, do bëjmë gjithçka për zgjedhje demokratike

Presidenti i Republikës vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan Eliot Engel.
Komenti erdhi nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili e quajti amerikanin, mik të vërtetë të Shqipërisë.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, këtij miku të sprovuar të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve, mbi situatën e vështirë politike në Shqipëri dhe mbi rëndësinë imediate të rivendosjes së dialogut dhe shtetit të së drejtës.
Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, z.Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, demokratike, me standarde, të lira dhe të ndershme, ashtu siç e meriton një vend i NATO-s dhe një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian”, tha zëdhënësi i presidentit.
Blushi u pyet për deklaratën e bërë nga zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, por u përgjigj për kongresmenin Engel.
Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës, theksoi se SHBA njeh datën 30 qershor, si ditën e zgjedhjeve në Shqipëri. Reagimi i diplomatit të lartë të SHBA, vjen pak orë pas vendimit të Metës që dekretonte 13 tetorin si datën e zgjedhjeve.
“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”, tha Palmer.
Ditari politik









Të fundit



Sondazhi në ORA/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën
19 Janar 2021, 22:26


Sondazhi Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS-LSI nga 2017, rritje PD
19 Janar 2021, 21:53







Kur bëhen bashkë fotografi Rankin dhe muzikantja Stefflon Don
19 Janar 2021, 20:00
Makina përplas motoçikletën tek kryqëzimi i Mamurrasit, humb jetën një person
19 Janar 2021, 19:53

Kryemadhi: Me Ilir kemi pas shkruar letra dashurie, tani çdo gjë me mesazh
19 Janar 2021, 19:35