Flash News

KRYESORE

Presidenca ul flamurin në gjysmë shtizë

Presidenca ul flamurin në gjysmë shtizë

Institucioni i Presidencës ka ulur flamurin në gjysmë shtizë në nder të viktimave nga tërmeti i sotëm, 26 nëntor 2019.

Presidenti Meta tha se ky është një veprim "në nderim të jetëve të humbura nga kjo fatkeqësi e madhe për mbarë vendin tonë!"

Kujtojmë se tërmeti goditi Shqipërinë në orën 03:55 duke lënë pas dëme të mëdha në njerëz dhe materiale.

Deri tani 43 persona janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa 15 të tjerë kanë humbur jetën. Shqipëria ka marrë mbëshetje materiale dhe financiare nga Rumania, Greqia, Italia, Kosova.

Të fundit