Flash News

E-TJERA

“President i përjetshëm”, Kina pritet të votojë heqjen e kufizimit të mandateve

“President i përjetshëm”, Kina pritet të votojë

Kina pritet të votojë sot  në Kongresin Kombëtar të Popullit heqjen e kufizimit të mandateve për postin e presidentit. Përmes votimit të 2980 delegatëve pjesëmarrës, pritet që Kina të bëjë një ndryshim historik, duke emëruar kështu një president të përjtshëm.

E gjitha kjo, për të lejuar Xi Jinping të qëndrojë në pushtet përjetësisht nëse ai dëshiron.  

Delegatët do të shfuqizojnë sot afatin prej dy mandateve pesëvjeçare për presidencën.  

Kina ka vendosur një kufizim me dy mandate ndaj presidentit të saj, që nga vitet 1990. Xi Jinping, megjithatë, sfidoi traditën e paraqitjes së një pasuesi të mundshëm gjatë Kongresit të Partisë Komuniste të Tetorit.  

Të fundit