Flash News

KRYESORE

Presidenti i Barcelonës: 300 milionë euro për emrin e ri të “Camp Nou”

Presidenti i Barcelonës: 300 milionë euro për emrin e ri të

Presidenti i Barcelonës,  Josep Bartomeu ka pranuar në studiot ‘Bloomberg’ në Londër, se stadiumi “Camp Nou” do të marrë emrin e një korporate dhe shuma e marrëveshjes do të jetë rreth 300 milion euro.

Rindërtimi i madh, që do të përfundojë gjatë sezonit 2020-2021, do të modernizojë stadiumin “Camp Nou” dhe gjithë zonën përreth, duke përfshirë një stadium të ri për Barcelonën B dhe ndeshjet e ekipeve rinore.

"Beko ishte sponsori i fundit që ne e përtëritëm marrëveshjen tonë. Hapat e ardhshëm janë emërtimi i të drejtave të stadiumit. Ka dy-tre kompanitë me të cilat po flasim dhe partneri ynë ndoshta do të na sjellë gjysmën e investimit", pranoi Bartomeo.

Rivalët e  Barcelonës, Reali i Madridit, kohët e fundit kanë biseduar për të shitur të drejtat e emërtimit në stadiumin e tyre “Santiago Bernabeu” për rreth 400 milion euro, por negociatat me gjigantin spanjoll të naftës dhe gazit ‘Cespa’ u prishën.

Të fundit