Flash News

KRYESORE

Presidenti Bujar Nishani: Vlerësoj qëndrimin e Ramës, i hapur për dialog mes palëve

Presidenti Bujar Nishani: Vlerësoj qëndrimin e Ramës, i hapur

Kryeministri Rama në një konferencë për shtyp lajmëroi tërheqjen e kandidatit socialist në Kavajë. Pas këtij lajmërimi të bërë nga kreu i PS-së, ka reaguar dhe presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i cili vlerëson qëndrimin e Ramës dhe ka shprehur se është i hapur në vijimësi për dialog mes palëve.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e vlerëson qëndrimin e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës si një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve” thuhet në njoftim.

Të fundit