Flash News

KRYESORE

Presidenti dekreton largimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Katar

Presidenti dekreton largimin nga detyra të ambasadorit të

 Presidentit Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Jashtëzakonshëm të Shqipërisë në Katar.

Edmond Çaça ka qenë në detyra të tjera në Emiriatet e Bashkuara. Nga 2010 deri në 2013 i ngarkuar në Punë në Ambasadën Shqiptare në shtetin e Kuvajtit, dhe nga nëntori i 2013 e deri më sot ka mbajtur detyrën si ambasador i Shqipërisë në Katar.

Dekreti i Presidentit:

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Zoti Edmond Çaça, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10634

Tiranë, më 30.10.2017  

Të fundit