Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Presidenti dhe PD-ja të shqetësuar për kontrollin e tatimeve në median Syri.net
Partia Demokratike dhe presidenti Ilir Meta shprehën shqetësim për kontrollin e punonjësve të tatimeve të bërë në redaksinë e televizionit më të ri, Syri TV dhe në Syri.net.
“Po ndjek me shumë shqetësim dhe vëmendje kontrollin e beftë tatimor, që po ushtrohet sot ndaj medieve të pavarura Syri.net dhe Syri TV. Me shpresën se ky kontroll hetimor të mos ketë prapavijë politike, Presidenti Meta thekson se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë.”, ishte qëndrimi i kreut të shtetit.
Kurse ish kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, e pranishme në mjediset e televizionit më të ri në vend, SYRI TV, tha se kontrolli u krye me një urdhër selektiv dhe politik të kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama po përdor të gjitha mjetet për t’i mbyllur gojën Syri.net, një nga mediat më kritike ndaj tij. Kur Rama nuk e ble dot, nuk ia del që t’i mbyllë gojën me para medias kritike, ndërmerr të tilla akte urrejtjeje, duke shantazhuar gazetarët dhe drejtuesit e kësaj mediaje me arrest. Edhe një javë më pare, Edi Rama me urdhër politik, shoqëroi gazetarët e SYRI.net, i kërcënoi dhe i ndaloi për disa orë, një veprim që është një shantazh i pastër prej tij kundër lirisë së medias. Sot ka ngritur shtetin në këmbë. Ka urdhëruar nipin e Gramoz Ruçit, i njohur nga denoncimet në media për veprat e tij penale për trafik droge apo për vjedhje dhe që sot drejton Hetimin Tatimor. Pra, aty ku nuk i funskionon blerja me para, përdor mekanizmat e tjerë shantazhues kundër medias kritike, kundër fjalës së lirë.”- tha Vokshi.