Flash News

KRYESORE

Presidenti e dekretoi 3 ditë më parë, Bendo merr vendimin e parë si kryetar i SHISH

Presidenti e dekretoi 3 ditë më parë, Bendo merr vendimin e

Pas dekretimit si kryetar i SHISH, Helidon Bendo ka nisur punën për rekrutimin e agjentëve të rinj për t’u bërë pjesë e agjencisë shqiptare të inteligjencës.

Referuar njoftimit, Shërbimi kërkon të punësojë shtetas për të qenë në dispozicion. Nevojat janë për nën/inspektorë (roje) në njësitë e SHISH në Tiranë dhe në rrethet Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Lezhë, Shkodër, Dibër e Kukës.

Kandidatët duhet të jenë shtetas shqiptarë, me arsim të mesëm ose të lartë. Arsimi ushtarak i kandidatëve është i preferuar. Kandidatët duhet të kenë aftësi fizike të mira dhe të mos jenë nën 170 centimetra të gjatë.

Po ashtu, kriteret parashikojnë eksperiencën e punës në institucionet e sigurisë mbi 5 vite ndërsa mosha e preferuar është deri në 50 vjeç. Kandidatët duhet të mos jenë të dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë dhe të mos jenë të implikuar me organet e drejtësisë.

Të interesuarit duhet të paraqiten pranë drejtorive të SHISH në rrethe, si dhe pranë Shërbimit Informativ në Tiranë, deri në datën 10 dhjetor 2018, ora 12:00.

Të fundit