Flash News

KRYESORE

Presidenti Erdogan prish planet e dasmës së ‘Xhemresë’

Aktorja turke Oyku Karayel, e cila në Shqipëri njihet si Xhemreja, dhe partneri i saj këngëtari Can Bonomo lajmëruan pak kohë më parë se dasma e tyre do të zhvillohet në qershor. Dy të dashuruarit kishin nisur përgatitjet për dasmën por këto plane janë prishur nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Vendimi i fundit i Presidentit turk për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, më 24 qershor, ka bërë që aktorja e njohur të ndryshojë planet.

Karayel dhe Bonomo, pas caktimit të datës së zgjedhjeve, e kanë shtyrë dasmën më 14 korrik.

Të fundit