Flash News

KRYESORE

Presidenti francez nxit udhëheqësit botërorë të hedhin poshtë nacionalizmin

Presidenti francez nxit udhëheqësit botërorë të hedhin

Data 11 nëntor 1918 shënoi fundin e Luftës së Parë Botërore dhe u quajt Dita e Armistikës. Në vitin 1926, Kongresi e njohu atë zyrtarisht si fundin e luftës dhe në vitin 1938 u bë festë zyrtare, kryesisht për të nderuar veteranët e Luftës së Parë Botërore.

Në 100 vjetorin e Ditës së Armistikës, presidenti francez Emmanuel Macron iu ka bërë thirrje të gjithë liderëve botërorë që të heqin dorë nga nacionalizmi.

Gjatë një deklarate  në Paris drejtuar liderëve, përfshirë presidentin e SHBA, Donald Trump dhe presidentin rus, Vladimir Putin, ai e përshkroi nacionalizmin si një "tradhti të patriotizmit".

"Duke thënë 'interesat tona janë primare dhe nuk ua vëmë veshin të tjerëve', ju hiqni vëmendjen nga gjërat më të çmuara që një ka komb: vlerat e tij morale", u shpreh Macron.

Rreth 9.7 milionë ushtarë dhe 10 milionë civilë vdiqën në Luftën e Parë Botërore në vitet 1914-1918.

Të fundit