Flash News

KRYESORE

Presidenti grek: Shqipëria po minon vetë perspektivën e saj europiane

Presidenti grek: Shqipëria po minon vetë perspektivën e saj

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos ka dërguar një tjetër mesazh ndaj Shqipërisë për marrëdhëniet dy palëshe. Pavlopoulos tha se Greqia dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira, por kjo nuk mund të bëhet vetëm në mënyrë të njëanshme.

“Kjo miqësi nuk mund të jetë një miqësi në mënyrë të njëanshme. Shqipëria duhet të kuptojë, veçanërisht lidershipi aktual, se shembujt e përditshëm që jep dhe këto nuk prekin vetëm Greqinë, nuk përshtaten me një numër të madh shtetesh të komunitetit ndërkombëtar dhe vendeve kandidate për në BE”, deklaroi Pavlopoulos.

Kreu i shtetit grek në deklaratën e tij ju referua edhe debatit në lidhje me minoritete dhe ngjarjet që po ndodhi në Himarë ku banorët po kudnërshtojnë planin e ri urbanistik.

“Nga sjelljet që shkelin rëndë të drejtat themelore të njeriut, sikurse janë sjelljet që vazhdojnë me minoritetet dhe me minoritetin tonë. Ashtu siç janë sjelljet që shkelin një të drejtë të shenjtë dhe të rëndësishe, si e drejta për pronën. Megjithatë, Shqipëria vet minon perspektivën e saj europiane dhe nuk mund të jemi indiferentë ndaj sjelljeve të tilla”, Presidenti grek.

 

Të fundit