Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Presidenti Halili gëzon pas fitores: Kismet nga Zoti, falenderime Allahut
Refik Halili dhe Gazment Demi kanë folur pas derbit të sotëm në "Air Albania Stadium". I pari me superlativa, sepse skuadra e tij fitoi, ndërsa i dyti më i përmbajtur.
“Kaloi e keqja, kjo ka qenë kismet nga Zoti. Kam vetëm falenderime. Në veçanti për tifozët, skuadrën dhe Allahun që na ndihmoi për ta fituar këtë ndeshje. I kemi qetësuar lojtarët. E morën ata ndeshje duke u mbështetur te tifozeria", deklaroi presidenti i Tiranës.
I pyetur për trajnerin, ai shtoi: "Egbo është goxha i mirë, me eksperiencë të madhe, me licencë. Shanset janë që të qëndrojë. Më bëhet qejfi, që u kënaqën tifozët".
Demi foli shkurt dhe u tregua korrekt. “Fitoren e meritonte Tirana. Nuk jam i zhgënjyer. Më vjen keq për tifozët. Sa të jem unë kam thënë se Tirana nuk fiton. Nuk kanë kaluar pesë vjet. Çdo pesë vjet ndryshon“.