Presidenti Halili pranon ndërhyrjet te Tirana, Gjici përmend kartonin e kuq

Presidentët Safet Gjici dhe Refik Halili komentuan ndeshjen e sotme të klubeve që drejtojnë, Kukësi dhe Tirana. Numri 1 i verilindorëve u shfaq i zymtë, por nuk mund të mos e përmendte kartonin e kuq ndaj skuadrës së tij.

“Loja nuk ishte e dobët. Nuk e nisëm mirë, por pastaj loja u përmirësua. Kur nuk shënon, e pëson. Rasti i kartonit të kuq e prishi ndeshjen, se do të kishte shkuar ndryshe”, u shpreh Gjici pas takimit.

Ndeshjen e luajtur në “Air Albania” e komentoi edhe presidenti Refik Halili, i cili nuk la mënjanë edhe ndërhyrjet. “Skuadra i ka lojtarët, kemi besuar te ky kontingjent. Mema dhe drejtori punuan për merkaton. U tha që Egbo nuk donte të qëndronte, por po korr sukses. Unë bëj ndërhyrjet e mia, ama jam i kujdesshëm dhe në fund vendos stafi”.