All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu: Nuk e merituam kualifikimin, suksese Romës

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu: Nuk e merituam kualifikimin, suksese
All - Paragraf - 1

Pas disfatës me Romën, presidenti i ekipit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është shprehur se ekipi katalanas nuk e kishte merituar kualifikimin.

All - Paragraf - 3

Ai gjithashtu shtoi se të gjithë janë të dëshpëruar për eleminimin nga ‘Champions League”, por duhet të përgëzojnë Romën e cila bëri një lojë të mirë dhe ishte dominuese.

“Ata luajtën më mirë, nuk jam i lumtur për tifozët. Jemi të dëshpëruar, por duhet ta urojmë Romën dhe tifozët e tyre. Duhet ta analizojmë atë se çfarë ndodhi, t’i kthehemi Kupës, por edhe kampionatit, pasi sot jemi të dëshpëruar. Ata dominuan lojën dhe besuan në vetvete. Duam ta analizojmë dhe të kthehemi me forcë, sepse kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Valencias. Unë jam i sigurt se lojtarët do të kthehen edhe pse ky është një zhgënjim i madh”, ka thënë Bartomeu.

Kujtojmë se ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin 4-1, ndërsa në Romë u mbyll 3-0.

 

Të fundit