Flash News

KRYESORE

Presidenti i Barcelonës: Messi do ta mbyllë karrierën këtu

Presidenti i Barcelonës: Messi do ta mbyllë karrierën këtu

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka deklaruar se Lionel Messi do ta përfundojë karrierën tek ekipi katalanas.

Në një intervistë për “The Times”, ai ka theksuar se qëllimi parësor i klubit është që të mos e largojë argjentinasin nga klubi i Barçës, ndërkohë që u shpreh se ka në plan ta rrethojë atë nga lojtarë të mëdhenj.

“Ai përfundon karrierën e tij në Barcelonë. Ai nuk dëshiron të largohet dhe projekti ynë është ta kthejmë atë në lojtarin e klubit dhe ta rrethojmë atë me lojtarë të mëdhenj. Ne nuk duam t’i shesim lojtarët e mëdhenj që kemi në skuadër”, deklaroi presidenti i klubit, Bartomeu.

Të fundit