All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Presidenti i Confindustria Albania kundër aktit të qeverisë për Teatrin: është njësoj si të shembësh Koloseun

Presidenti i Confindustria Albania kundër aktit të qeverisë
All - Paragraf - 1

Presidenti i Confindustria Albania, Sergio Fontana, dënon shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një reagim për mediat ai shprehet se shembja e teatrit është e njëjtë sikur të shembësh Koloseun në Romë apo të rrëzosh përtokë Arenën e Veronës.

All - Paragraf - 3

Qendrimi kundër i Presidentit të Confindustria Albania pason atë të arkitektëve italianë, që shprehën zhgënjimin e tyre për heshtjen e ambasadës italiane dhe Institutit italian të kulturës.

“Çfarë bënë ambasada italiane dhe Instituti Kulturor i lidhur në këto raste. A nuk duhet të jetë detyra e tyre të ruajnë trashëgiminë artistike dhe arkitekturore italiane në Shqipëri? Njëqindvjetori i lindjes së Tiranës si kryeqytet mund të ishte festuar në një mënyrë më të denjë. Kjo prishje, shkon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshtim. Kjo ishte një punë e njohur botërisht e përsosmërisë arkitektonike italiane, e admiruar dhe botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë të parafabrikatave të bëra në Milano dhe të montuar, me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranën e asaj kohe. Çfarë diferencë ndryshimi ka me regjimin e shekullit të kaluar kur edhe intelektualët që kanë kundërshtuar këtë masakër përfundojnë duke u zhvlerësuar dhe denigruar? ”, thonë ndër të tjera arkitektët e njohur italianë.

Të fundit