Flash News

KRYESORE

Presidenti i KE: Konflikti për kufijtë vonon integrimin e Ballkanit Perendimor në BE

Presidenti i KE: Konflikti për kufijtë vonon integrimin e Ballkanit

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka shprehur shqetësimet e tij se në rajonin e Ballkanit Perendimor mund të rindizet përsëri konflikti i kufijve dhe për këtë Bashkimi Europian duhet të tregohet i vëmendshëm për ta shmangur.

“Nëse në këtë peizazh shumë kompleks të Europës krijojmë përshtypjen se nuk jemi serioz në lidhje me perspektivën europiane dhe pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE, më vonë ose ndoshta edhe më herët, do të përjetojmë atë që ndodhi në Ballkan në vitet 1990”-ka deklaruar Juncker në fjalimin e tij të mbajtur në një organizim të quajtur “Për një Europë Politike Botërore".

Megjithatë sipas tij rruga për integrimin e Ballkanit Perëndimor në  BE është ende e gjatë. Juncker thotë se deri në vitin 2025 nuk do të mund të anëtarësohet Ballkani Perëndimor si tërësi në Bashkimin Europian, si pasojë e konflikteve që kanë këto shtete të rajonit për kufijtë.

Të fundit