Flash News

KRYESORE

Presidenti i KE: Nëse e lëmë pas dore Ballkanin, na e marrin të tjerët

Presidenti i KE: Nëse e lëmë pas dore Ballkanin, na e marrin

"Ballkanin Perendimor nuk duhet ta lëmë pas dore, nuk duhet ta neglizhojmë këtë rajon, pasi të tjerët do të rrisin ndikimin e tyre”, ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në fjalimin e tij për gjendjen në BE para Parlamentit Europian.

Më tej ai u shpreh se duhet të gjendet njëherë e përgjithmonë uniteti kur bëhet fjalë për Ballkanin Perendimor.

Juncker ka theksuar se Bashkimi Europian nuk duhet të ndalë përpjekjet për ndërtimin e një Europe të bashkuar, duke vënë theksin te fakti se Europa mund të sjellë stabilitet, siç ka bërë deri tani me procesin e zgjerimit të saj.

Të fundit