Flash News

KRYESORE

Presidenti i KE: Nevojitet një samit i jashtëzakonshëm për Brexit

Presidenti i KE: Nevojitet një samit i jashtëzakonshëm për

Në një letër drejtuar anëtarëve të unionit, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u shpreh se do të jetë i nevojshëm një samit i jashtëzakonshëm europian kushtuar Brexit në muajin nëntor, për arritjen e një marrëveshjeje brenda afateve të caktura.

Të 28 krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian do të takohen të mërkurën në Salzburg për të diskutuar fazën përfundimtare të negociatave të Brexit dhe mundësinë për të thirrur një tjetër Këshill Europian në nëntor.

”Në këtë takim në Salzburg, i planifikuar për dy ditë, kërkoj që ne të studiojmë dhe të analizojnë progreset në këto negociata dhe të nisim fazën e ardhshme’’, theksoi Presidenti i Këshillit Europian.

Të fundit