Flash News

KRYESORE

Presidenti i klubit: Ronaldon mbajeni, Juves do i hiqja dikë tjetër

Presidenti i klubit: Ronaldon mbajeni, Juves do i hiqja dikë tjetër

Urbano Cairo, presidenti i Torinos, mendon se Cristiano Ronaldo nuk është lojtari më i frikshëm që ka Juventusi. Në prag të derbit me bardhezinjtë në fundjavë, numri 1 i klubit italian ka folur për DAZN.

I pyetur se cilin lojtar do t’ua hiqte bardhezinjve, ai nuk ka zgjedhur sulmuesin portugez, 5-herë fitues të "Topit të Artë", por sulmuesin Gonzalo Higuain.

“Unë zgjedh Gonzalon, jo Ronaldon. Të gjithë do të thoshin Ronaldo, kështu që unë po them Higuain", ka qenë përgjigjja e tij. Ronaldo ka kushtuar 100 mln euro në merkaton e verës 2018, por duket se Cairo nuk e ka merakun te shifrat, sa te performanca. Portugezi së fundmi nuk ka luajtur mirë dhe ai e di mirë këtë.

Të fundit