Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç: Kisha serbe do Serbinë e madhe, nuk ka punë te ne

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç akuzoi Kishën Ortodokse Serbe (KOS) se po përpiqet ta ruajë infrastrukturën e Serbisë së madhe në Mal të Zi. Ai ka vendosur që ta ripërtërijë Kishën Ortodokse të Malit të Zi pa marrë parasysh, nëse i pëlqen dikujt kjo ose jo.

“Kisha ortodokse Serbe në Mal të Zi po përpiqet ta ruajë infrastrukturën e Serbisë së madhe në të cilën ajo beson. Qëndrimi i saj për argjipeshkvitë përtej kufijve është në kundërshtim me parimet bazë të organizatës ortodokse kudo nëpër botë. Kisha Ortodokse Serbe mendon se Mali i Zi gabimisht është bërë i pavarur dhe se me kohë do të ndreqet gabimi e do të kuptohet nevoja për të nisur ndërtimin e Serbisë së madhe. Ne duhet, natyrisht me ekzistencën tonë, vendosmërinë dhe vizionin t’i themi se nga ajo nuk ka asgjë”, tha presidenti Gjukanoviç.

 

Presidenti shtoi se Mali i Zi është i pagjunjëzuar për ndërtimin e një shoqërie shumetnike, por ka theksuar se ka mbetur edhe një hap i rëndësishëm me të cilin do të ndreqet padrejtësia e madhe që i është bërë Malit të Zi në fillim të shekullit 20-të, e ajo është përtëritja e Kishës autoqefale ortodokse të Malit të Zi (KOMZ).

“Mali i Zi bashkëkohor nuk do të lejojë të jetojë nën diktatin e një organizate fetare e cila përfaqëson reliktin e së kaluarës”, përfundoi Gjukanoviç.