Flash News

KRYESORE

Presidenti i PE: “Luftë Civile” në Shqipëri mes qeverisë dhe opozitës

Presidenti i PE: “Luftë Civile” në Shqipëri mes

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani në kuadër të një vizite në OKB e konsideroi situatën në Shqipëri shumë të vështirë dhe stabilitetin e Ballkanit shumë të rëndësishëm për Europën.

Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, e quan shumë të vështirë situatën në Shqipëri, ku ka filluar një "luftë civile”, (në thojza), midis qeverisë dhe opozitës. Këto komente, Antoni Tajani i bëri në kuadër të një vizite në SHBA, gjatë të cilës ai qëndroi edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, raporton DW.

Mbas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Tajani tregoi në konferencën e shtypit (28.02) se ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres për Ballkanin, sepse "Ballkani është një çështje me të cilën ne merremi vazhdimisht. Stabiliteti i Ballkanit është po ashtu stabilitet i Europës”.

Ai shpjegoi se kanë folur për situatën në Shqipëri: "Sepse situata është shumë e vështirë. Është "luftë civile” (në thojza) midis qeverisë dhe opozitës. Kjo është shumë e rrezikshme për stabilitetin”.

Kryetari i PE, thotë po ashtu se në Ballkan ”duhet të shohim çfarë investimesh vijnë nga jashtë rajonit. Aty bëhen investime me diferenca të ndryshme, jo vetëm europiane por edhe ruse, arabe dhe turke. Kjo është lojë e vështirë”. Ai thotë se Europa duhet të jetë aktive, por edhe e matur në Ballkan.

 

Të fundit