Flash News

KRYESORE

Presidenti i PE nesër në Tiranë, takime me krerët e shtetit

Presidenti i PE nesër në Tiranë, takime me krerët e shtetit

Nesër mbërrin në Tiranë presidenti i PE, David Sassoli.

Ai do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, ku do të takohet me Presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e PD-së dhe të LSI-së. Në qendër të vizitës do të jetë çështja e negociatave me Shqipërinë, pas refuzimit të tetorit. Në qëndrimet e tij Sassoli është shprehur optimist se negociatat do të hapn para Samitit të Zagrebit.

Përmes një njoftimi për mediat, parlamenti zbardh edhe një pjesë së axhendës, teksa njofton se pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Presidenti Sassoli do të përshëndesë në orën 15:15 seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

"Nesër, ditën e hënë, më datë 3 shkurt, në orën 14:45, në sallën e seancave plenare, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, do të presë Presidentin e Parlamentit Europian, z. David Maria Sassoli. Ftohet media ta ndjeke dhe psqyroje kete takim me lidhje direkte.

Pas takimit, në orën 15:15, Presidenti Sassoli do të përshëndesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë", thuhet në njoftimin e parlamentit.

Axhenda e plotë:

Më 3 shkurt

Në orën 11:00 takohet me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca

Në orën 11:30, takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, konferencë në orën 12:15

Në orën 14:45 takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare

Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare

Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta.

Më 4 shkurt

Në orën 10:45 takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD.

Të fundit