Flash News

KRYESORE

Presidenti i PPE, Daul: Dënojmë dhunën në protesta, palët të dialogojnë

Presidenti i PPE , Joseph Daul në një reagim në Twitter shkruan se dënon përdorimin e dhunës në protestat e opozitës, e fundit ditën e djeshme.

Më tej ai u bën thirrje palëve të ulen në një dialog të ndershëm politik dhe të ndalojnë çdo dhunë.

“Dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të ndalojnë çdo dhunë”, shkruan Daul.

Të fundit