Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Alfred Lela
Demokracia shqiptare, dhe rendi politik e shoqëror bashkë me të, gjenden në një pikë të vdekur të habisë e cila, ndoshta nuk fqinjëron me asnjë rast tjetër në botë. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje për demonstrim popullor më 2 mars, gjë që duket se e takon kreun e shtetit me prerogativën e tij themelore kushtetuese 'shprehës i unitetit të popullit', por ky është vetëm një iluzion.
Presidenti, jo vetëm ky por çdo president shqiptar, do të takohet me 2 mars vetëm me një pjesë të popullit. Ka pak ose aspak gjasa që 'populli socialist' për shembull të jetë në shesh në atë datë të 'besëlidhjes së re' që ka shenjuar Presidenti, duke iu referuar lidhjes së Lezhës të disa shekujve më parë.
Në terma sasiorë Presidenti e zhbën prerogativën kushtetuse të unitetit të popullit, por a e bën këtë edhe në terma cilësorë?
Nëse i referohesh fazave të 'grushtit të shtetit' që Presidenti i evidenton mazhorancës, në një postim të sotëm, duhet të mendohesh thellë para se të thuash PO. Presidenti është, në fakt, në anën e së drejtës në shumicën për të mos thënë në të gjitha rastet. Kambanave që ai u bie, edhe pse mund të mos dëgjohen nga veshët e të gjithëve, edhe pse mund të mos e mbledhin popullin në unitet, janë megjithatë thirrje që rezonojnë me kriteret e demokracisë, të ndërtimit të shoqërisë dhe të shtetit të së drejtës.
Pra, Presidenti edhe pse nuk e arrin unitetin duke dalë në rrugë, mbërrin te ai duke nisur një betejë për çështje që janë të lidhura direkt me unitetin: të demokraicsë, të njësisë politike, të njësisë kombëtare dhe të popullit vetë.
Pse jemi atëherë në brigjet e një paradoksi? Pse Presidenti ka të drejtë, megjithatë ai nuk arrin përmbi urat e besimit, te populli dhe uniteti me të? Për të qenë të ndershëm duhet të themi se është një problem i dyfishtë: i Presidentit dhe i popullit.
Presidenti nuk shihet unanimisht si përfaqësues i unitetit, sepse disa herë më shumë se një ai e ka vendosur veten në pozicione partiake, politike, egoistike dhe private, kur i është dhënë mundësia të zgjedhë publiken, shtetëroren, të përgjitshmen. Ai ka mbi shpinë disa aleanca dhe pirueta që e kanë para të kalojë sa djathtas-majtas. Rëndon mbi të edhe fakti se është ati themelues i një partie si LSI e perceptuar si 'kliente e pushtetit'. Siç, pavarësisht vendimit të qartë të gjykatës, rëndon edhe një incizim banal i ish-vartësit të tij të ndjerë, por edhe koraca mbrojtëse që i veshi aleati i pushtetit Sali Berisha, një natë para gjyqit që do ta lironte nga faji, por jo nga perceptimi i tij.
Problemi i popullit nuk është te pamundësia apo padëshira e identifikimit të nocioneve 'të drunjta' si kushtetueshmëria, shteti i së drejtës, demokracia, shenjtëria e votës etj., se sa organizimi i tij, përherë e gjithmonë, nën premisa politike, nën logo politke, nën lidershipe politike.
Si shprehi e një populli që nuk mendon në terma të demokracisë, Ilir Meta është Presidenti që as e arrin dhe as shpreh dot 'unitetin e popullit'.