Flash News

KRYESORE

Presidenti i Katalonjës shpall pavarësinë, por pezullon efektet e saj

Presidenti i Katalonjës shpall pavarësinë, por pezullon efektet e

Në  fjalën tij në parlamentin e Katalonjës, presidenti Carles Puigdemont, ka shpallur pavarësinë e rajonit. Ai deklaroi se Spanja ka ndërhyrë brutalisht mbi Katalanosit dhe se ka pasur edhe kërcënime në drejtim të qytetarëve katalonas dhe se mbi 90 për qind thanë “po” në referendum.

“Nuk kam planifikuar kurrë asnjë kërcënim apo ofendim ndaj dikujt. Jemi të gjithë pjesë e të njëjtit komunitet”, tha fillimisht presidenti i Katalonjës.

“Ishte hera e parë që një votim zhvillohej nën agresionin e policisë, e kjo pasi qeveria spanjolle është sjellë në një mënyrë agresive ndaj nesh. Megjithatë, më shumë se dy milionë njerëz vranë frikën dhe dolën për të votuar”, tha më tej Carles Puigdemont.

“Çështja Katalanase nuk është një çështje vetëm e jona, por e mbarë Europës. Që prej përmbysjes së diktaturës së Frankos, Katalonja ka kontribuuar gjithnjë për demokraci dhe paqe, sepse kjo është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Ne kemi dashur gjithmonë të uleshim në bisedime me qeverinë e Madridit”, tha ai.

“Tashmë ka ardhur momenti vendimtar për Katalonjën, e unë si president duhet të ndjek vullnetin e popullit për ta shpallur të pavarur Katalonjën. Por dua të marr ende kohë për t’i dhënë mundësi dialogut, duke pezulluar efektet e shpalljes së pavarësisë”, u shpreh Puigdemont.

 “Qytetarët i thanë ‘po’ pavarësisë dhe kjo është e vetmja gjuhë që kuptojmë. Kësisoj deklaroj pavarësinë dhe i kërkoj Parlamentit ta pezullojë atë për disa javë për të hapur dialogun,” thekson Carles Puigdemont.

Të fundit