Flash News

KRYESORE

Presidenti kërkon referendum për çdo gjë, planifikon të ikë nga politika

Presidenti kërkon referendum për çdo gjë, planifikon

Presidenti Ilir Meta ka si vizion të tij që populli të vendosë për çdo gjë me referendum. Ai u bën thirrje shqiptarëve që të mos mbajnë më shpresa tek askush dhe pasi t’ua rikthejë këtë mundësi qytetarëve, do të largohet nga politika.

“'Referendum për çdo gjë. Ligji duhet të ishte bërë para 20 viteve. Populli shqiptar nuk zgjedh deputetë, dialog nuk ka, asgjë nuk ka. Populli ka detyrë të mos ikë nga sytë këmbët, të zbatohet e drejta për referendum. Unë e shikoj si mision dhe kur do i rikthej këtë mundësi do të largohem nga politika dhe nga Tirana, jo jashtë shtetit, por për rafting. E kam këtë mision, që popullit t’ia kursejmë këtë tallje. Tani zgjidhja është vetëm referendumi nuk ka zgjidhje tjetër në Shqipëri. Mos mbani shpresat te askush. Çdo gjë tjetër është të humbisni kohë dhe që vendi bie në greminë" tha Meta në konferencë për shtyp.

Në lidhje me Komisionin Hetimor të ngritur për ta shkarkuar, kreu i shtetit u përgjigj: "Presidenti ka këtë qëndrim që ua bëri të ditur, me dele deputetët presidenti nuk ka asnjë shqetësim i ka respektuar më shumë sesa duhet. Në 8 dhjetor të gjithë me flamuj kombëtar, asnjë me flamur partie".

Të fundit